Detajet e stendës

Roots

14 Oct 2026, 09:00 14 Oct 2026, 18:30
Roots

Ora

09:00–18:30

Vendndodhja

Stendë ROOTS Kati 0

Audienca

Prindër me fëmijë në grupmoshën 0-6

RRETH
KËSAJ EKSPERIENCE

Një stendë kërkimore për familjet me fëmijë të vegjël, e krijuar për të kuptuar më mirë nevojat, përvojat dhe pritshmëritë e prindërve për edukimin dhe zhvillimin në fëmijërinë e hershme. Përmes pyetjeve të shkurtra dhe ndërveprimit me prindërit, Roots do të mbledhë të dhëna mbi mënyrën se si familjet e perceptojnë mësimin në vitet e para, aktivitetet që zhvillojnë me fëmijët dhe mbështetjen që u nevojitet.

Në Piramida Fest, Roots është një nga 12 projektet e prezantuara në stendat e katit 0, duke e kthyer vizitën e familjeve edhe në një mundësi për të kontribuar në kuptimin dhe përmirësimin e edukimit të hershëm.

 

ÇFARË DO TË PËRJETOSH

  • Aktivitete të shkurtra të përshtatshme për moshën
  • Ndërveprim fëmijë–prind
  • Informacion për prindërit